Reus ëndërron Barcelonën

Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus, ëndërron transferimin në Barcelonë, ka bërë të ditur e përditshmja gjermane “Bild”.

Sport

05/11/2014 14:10

Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus, është duke u shndërruar në një prej futbollistëve më të kërkuar në futbollin evropian.

Mesfushori ofanziv pritet të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni dhe spekulohet se kërkohet nga shumë klube të mëdha përfshirë Bayern Munichun, Real Madridin, Manchester Cityn, Arsenalin e Liverpoolin.

Por, ai ëndërron të luajë për një skuadër tjetër, Barcelonën, ka bërë të ditur e përditshmja gjermane “Bild”.

Mirëpo, gjiganti katalan nuk ka të drejtë të realizojë përforcime deri në janarin e vitit 2016 – pas dënimit nga FIFA – andaj kjo mund të nënkuptojë se Reus do të përfundojë në ndonjë skuadër tjetër, në rast të konfirmimit të largimit nga Dortmund, në verë.