Reus arrin marrëveshje për kalimin te Reali

Sipas raportit të bërë nga e përditshmja angleze, The Daily Star, mësojmë se superylli gjerman, Marco Reus ka arritur marrëveshje për të kaluar te skuadra madrilene.

Sport

21/12/2014 23:29

Lajme më të reja që kanë arritur nga mediat britanike kanë qenë me të vërtetë mjaft bombastike në lidhje me të ardhmen e mesfushorit gjerman, Marco Reus.

The Daily Star sapo ka raportuar se superylli i Dortmundi, ka arritur marrëveshje te skuadra e Real Madridit, ku do të transferohet në ditët e para të janarit.

Besohet se Reus ka arritur marrëveshje që do ta mbajë atë në Santiago Bernabeu për plotë pesë vitet e ardhshme. Sidoqoftë, ende jemi në pritje të ndonjë lajmi zyrtar nga Reali apo nga vet gjermani.