Reshjet e shiut vërshojnë rrugët e Prishtinës, krijohet kolonë (Video)
Dita e parë e kësaj jave nisi me vranësira dhe reshje shiu.

Lajme
Aktualisht në Prishtinë po mban mot me shi të dendur. Madje reshjet kanë vërshuar edhe rrugët e kryeqytetit, çka ka bërë që të krijohen edhe kolona në qendër, raporton lajmi.net
Në një video të dërguar nga një lexues i lajmi.net, shihet një nga rrugët kryesore të kryeqytetit “Agim Ramadani”, e vërshuar nga reshjet e dendura të shiut.
Sipas parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik, mot me vranësira dhe reshje shiu do të mbaj deri të mërkurën. /lajmi.net