Reshjet e dendura të borës: Makina rrëshqet dhe del nga rruga (Video)
Reshjet e dendura nuk kanë të ndalur as edhe në qytetin e Gostivarit, edhe përskaj punës intensive të Komunës së Gostivarit një makinë është përmbysur nga rruga që çon drejt Gostivarit.
Lajme
Ende nuk ka detaje mbi këtë aksident, nëse ka të lënduar dhe cila është arsyeja që shoferi humbi kontrollin e timonit dhe është përmbysur, transmeton TetovaSot.
Rrugët e lagështa dhe me borë pengojnë lëvizjen e lirë të automjteve, por pajisjet e dimrit janë të obligueshme dhe shpejtësia duhet të përshtatet sipas kushteve të rrugës.
Në internet është publikuar një video e cila tregon se borë ka në rrugë dhe se automjetet po lëvizin shumë ngadalë.