Reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, parashikimi i motit për të dielën

Përgjatë së dielës pritet të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin 12-14 gradë Celcius, ndërsa ato maksimalet 20-22 gradë Celcius, shkruan lajmi.net. “Të dielen parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet parashihen të jenë të intensitetit…

Lajme

10/09/2022 17:16

Përgjatë së dielës pritet të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin 12-14 gradë Celcius, ndërsa ato maksimalet 20-22 gradë Celcius, shkruan lajmi.net.

“Të dielen parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet parashihen të jenë të intensitetit të dobët deri mesatar . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimaletb e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 grad celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Lajmi.net/