Reshat Mati paralajmëron Pinon para meçit të së shtunës
Boksieri shqiptar, Reshat Mati është shprehur i bindur në fitore ndaj Ryan Pinos.

Sport
Boksieri shqiptar, Reshat Mati, i ashtuquajtur “Ariu shqiptar” do të ndeshet me Ryan Pinon të shtunën në kuadër të “Bantamweight”, shkruan lajmi.net.
Mati është 22 vjeçar dhe ka zhvilluar nëntë meçe profesioniste në boks, ai do të ndeshet me portorikanin, Pino.
Në konferencën para meçit, Mati ishte duke folur me promoterin me famë botërore, Eddie Hearn, ku deklaroi se ai është i bindur në fitore.
“Gjëja kryesore do të jetë vetëm të jem duke lëvizur dhe duke dëgjuar trajnerin se çfarë thotë”, tha ai.
“Koha që keni pushim është një test sesi jeni dhe si mund të ktheheni në formë”, shtoi ai.
“Fillimisht do të merrem me këtë djalin të shtunën, dhe pastaj do të punojmë për gjërat e tjera”, tha Mati./Lajmi.net/
?? @Reshatmati1 returns from injury looking to make a big statement in his 10th pro fight ? #MatiPino #HaneyLinares pic.twitter.com/SzlOtb4HOU
— Matchroom Boxing (@MatchroomBoxing) May 27, 2021