Repertori i Teatrit Kombëtar, sivjet dominohet nga drama shqipe

Në një konferencë të mbajtur sot për medie, udhëheqësit e Teatrit Kombëtar të Kosovës, bënë të ditur repertorin e shfaqjeve për këtë vit.

ShowBiz

02/02/2016 15:26

Për herë të parë për disa vite radhazi, repertorin e shfaqjeve të TKK-së, do ta dominojnë dramat shqipe.

Shfaqjet që janë miratuar nga menaxhmenti dhe Këshilli Drejtues i Teatrit për vitin 2016 janë këto:

“Eshtrat që vijnë vonë”, me tekst të Teki Dervishit e regji të Vladimir Milcin, “Pasardhësi”, tekst i Ismail Kadaresë me dramatizim të Goran Stefanovskit, “Përtej kufijve të pushtetit”, nga Albri Brahusha, “Grafitet”, me tekt të Mehmet Krajës dhe “Tregtari i Venedikut”, nga William Shakespeare.

Sa i përket shfaqjes “Erveheja”, për të cilën drejtori i TKK-së Agim Sopi ka paralajmëruar riinskenimin e saj, ai ka thënë se kjo do të bëhet në marrëveshje me autorin Ahmet Qirezi dhe familjarët e regjisorit Muharrem Qena. /lajmi.net