Reperi i njohur thyen kyçin e dorës, tregon si i ndodhi incidenti

Tekashi 6ix9ine ka thyer kyçin e dorës në tre të mëngjesit.

ShowBiz

12/08/2020 12:01

Tekashi 6ix9ine ka thyer kyçin e dorës në një aksident të çuditshëm në shtëpi, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.

Tekashi thotë për TMZ se ai zbriti në katin e poshtëm për të marrë diçka për të ngrënë rreth orës 3 të së martës, kur u rrëzua mbi qenin e tij dhe e lëndoi dorëm.

6ix9ine thotë se dorën e goditi tek shkallët dhe e theu një kockë në pjesën e përpame të dorës. Reperi thotë se ndjeu dhimbje, por nuk e dinte se kyçi i dorës i ishte thyer deri vonë në mëngjes, kur u zgjua dhe kishte dhimbje nga lëndimi.

69 deklaroi se ai shkoi te mjeku dhe rrezet X zbuluan frakturën. Tekashi postoi video të krahut dhe kyçit të dorës duke u mbështjellur dhe ai na thotë se do të kalojë 3 deri në 5 javët e ardhshme në mjekim. /Lajmi.net/