Reperi i afërt me Tupac-in, Young Noble, ndahet nga jeta në moshën 47-vjeçare
Reperi amerikan Young Noble, emri i vërtetë Rufus Lee Cooper III, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare si pasojë e një vetëvrasjeje. Lajmin e konfirmoi kolegu dhe kushëriri i Tupac Shakur, EDI Mean. Young Noble ishte anëtar i grupit legjendar Outlawz, të formuar nga vetë Tupac. Ai iu bashkua grupit pak muaj para vrasjes së…

ShowBiz
Reperi amerikan Young Noble, emri i vërtetë Rufus Lee Cooper III, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare si pasojë e një vetëvrasjeje. Lajmin e konfirmoi kolegu dhe kushëriri i Tupac Shakur, EDI Mean.
Young Noble ishte anëtar i grupit legjendar Outlawz, të formuar nga vetë Tupac. Ai iu bashkua grupit pak muaj para vrasjes së reperit në vitin 1996 dhe mbeti aktiv deri në fund të jetës, transmeton lajmi.net.
Sipas mediave amerikane, ai ndërroi jetë mëngjesin e së premtes në Atlanta, Georgia. EDI Mean, në një postim emocional, shkroi: “Sëmundja mendore është një betejë e vërtetë që shumë njerëz po e përjetojnë”.
Young Noble do të kujtohet për kontributin e tij në hip-hop, përkushtimin ndaj artit dhe trashëgimisë së Tupac Shakur./lajmi.net/