Reperi gjerman Zuna dhuron 25 tonë miell në Kosovë për familjet në nevojë
Reperi i njohur po u del në ndihmë 600 familjeve në Kosovë.

ShowBiz
Reperi i njohur gjerman, Zuna, ka nisur një aksion humanitar për të ndihmuar familjet në nevojë në Kosovë, shkruan lajmi.net.
Ai po e merr këtë iniciativë në kohën kur e gjithë bota po përballet me krizën e krijuar nga pandemia COVID-19.
Zuna njoftoi se 600 familje në nevojë në Kosovë do të ndihmohen me gjëra ushqimore dhe 25 tonë miell.
Këtë nismë ai e mori për nderë të menaxherit të tij të ndjerë Sefa Kaya, i cili ndërroi jetë në një aksident tragjik në Prishtinë, vitin e kaluar.
Kujtojmë se Zuna ka raporte shumë të mira si dhe ka bashkëpunuar me disa artistë shqiptarë, përfshirë Loredana Zefin dhe Azetin. /Lajmi.net/