Rënia e Kosovës në indeksin për lirinë e shtypit, Çitaku: Raporti reflekton presion ndaj gazetarëve, sulme e etiketime
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për indeksin e Reporterëve pa Kufij. Ajo ka shkruar se kjo tregon për sulmet e vazhdueshme, etiketimet dhe presionet që po e dëmtojnë ambientin mediatik. Postimi: Rënia dramatike e Kosovës për 24 vende në Indeksin e Lirisë së Medias nga Reporterët pa Kufij përbën një alarm serioz për…

Lajme
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për indeksin e Reporterëve pa Kufij.
Ajo ka shkruar se kjo tregon për sulmet e vazhdueshme, etiketimet dhe presionet që po e dëmtojnë ambientin mediatik.
Postimi:
Rënia dramatike e Kosovës për 24 vende në Indeksin e Lirisë së Medias nga Reporterët pa Kufij përbën një alarm serioz për gjendjen e demokracisë dhe të drejtës për informim në vend. Nga pozita 75 në vitin 2024, në pozitën 99 këtë vit, Kosova po rrëshqet drejt një terreni ku zëri i lirë i gazetarëve dhe transparenca institucionale po cënohen çdo ditë.
Kjo rënie nuk është thjesht një statistikë, ajo reflekton kufizime konkrete, presione të vazhdueshme ndaj gazetarëve, si dhe sulme e etiketime të vrazhda që po e dëmtojnë thellësisht ambientin mediatik.
Mendësia rrënuese, që shpesh shkon deri në vetëshkatërrim, është bërë konstante e partisë-shtet që e udhëheq vendin tash e pesë vjet.