Rëndohet situata, linjat e autobusëve Podujevë-Prishtinë bllokojnë gjithë qarkullimin
Linjat e autobusëve Podujevë-Prishtinë nuk janë duke funksionuar. Udhëtarë të shumtë nga Podujeva sot është dashur të bëjnë zgjidhje tjetër, për të ardhur në Prishtinë. E gjithë kjo revolt e tyre erdhi pas vendimit të Komunës së Prishtinës që të lëshojë në qarkullim disa linja të autobusëve urban për fshatrat e Llapit. Kompanitë e autobusëve…
Lajme
Linjat e autobusëve Podujevë-Prishtinë nuk janë duke funksionuar.
Udhëtarë të shumtë nga Podujeva sot është dashur të bëjnë zgjidhje tjetër, për të ardhur në Prishtinë.
E gjithë kjo revolt e tyre erdhi pas vendimit të Komunës së Prishtinës që të lëshojë në qarkullim disa linja të autobusëve urban për fshatrat e Llapit.
Kompanitë e autobusëve që funksionojnë nga kjo komunë për në kryeqytet duke shprehur pakënaqësi për këtë vendim ,janë futur në grevë.
Duke mos e lënë me kaq, drejtuesit e këtyre autobusëve dolën sot në rrugën kryesore Podujevë-Prishtinë, duke e bllokuar atë.
Autobusët kanë bllokuar pjesën e rrugës ku qarkullojnë automjetet, duke shkaktuar kështu kolona e duke bllokuar gjithë qarkullimin, raporton lajmi.net.
Linjat e transportit Podujevë-Prishtinë dhe anasjelltas në një reagim publik të bërë në lidhje me këtë situatë e kanë parë vendimin e Komunës së Prishtinës si jo-ligjor.
Nuk dihet se nëse pas bllokimit të rrugës aty do të duhet të intervenojë policia për ta liruar qarkullimin, apo do të largohen ata vetë./Lajmi.net/