Renditja aktuale e Superligës pas xhiros së tretë

Superliga e Kosovës ka kompletuar tashmë edhe xhiron e tretë të të edicionit të saj të ri garues 2023/24. Në fakt, jo të gjitha skuadrat i kanë luajtur nga tri ndeshje, kjo për shkak të shtyerjeve të tyre për një arsye apo tjetër, raporton lajmi.net. Ballkani, Drita, Gjilani dhe Fushë Kosova, janë skuadra që kanë…

Sport

28/08/2023 10:32

Superliga e Kosovës ka kompletuar tashmë edhe xhiron e tretë të të edicionit të saj të ri garues 2023/24.

Në fakt, jo të gjitha skuadrat i kanë luajtur nga tri ndeshje, kjo për shkak të shtyerjeve të tyre për një arsye apo tjetër, raporton lajmi.net.

Ballkani, Drita, Gjilani dhe Fushë Kosova, janë skuadra që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

Gjithsesi, pas xhiros së tretë, tabela e Superligës së Kosovës kryesohet nga Prishtina me shtatë pikë, e ndjekur nga Malisheva, Ballkani dhe Llapi që kanë nga gjashtë sosh.

Vendi i pestë i takon Dritës që ka mbledhur katër pikë, e ndjekur në vendin e gjashtë nga Feronikeli me tri dhe Liria si e shtata me dy pikë.

Tri pozitat e fundit mbahen nga Gjilani që ka një pikë në vendin e tetë, aq sa ka edhe Dukagjini në të nëntin, kurse e fundit mbetet Fushë Kosova pa pikë.

Prishtina 7

Malisheva 6

Ballkani 6

Llapi 6

Drita 4

Feronikeli 3

Liria 2

Gjilani 1

Dukagjini 1

Fushë Kosova 0