“Renato Dall’Ara” “dërrasa e kalbur” që e lë në vend të dytë Interin

Stadiumi i Bolognas doli të jetë “dërrasë e kalbur” për Interin që dështoi ta marrë pozitën e parë në Serie A.

Sport

27/04/2022 22:25

“Zikaltrit” humbën 2-1 ndaj vendasve, me ç’rast dëmtojnë jo pak shpresat për Sccudetto, transmeton lajmi.net.

Përkundër që kaluan shpejt në epërsi me Perisic, ky gëzim nuk u zgjati shumë pasi Arnautovic dhe më pas Sansone në pjesën e dytë rrënuan shpresat e Interit për të marrë pikë të plota.

Ky gabim u konvenoi fqinjëve nga po i njëjti qytet, Milanit, që kryesojnë ligën italiane, kur kanë mbetur edhe katër ndeshje për t’u luajtur. /Lajmi.net/