Remzie dhe Nexhat Osmani lansojnë duetin “Ditari”

Dy artistët janë rikthyer me këngë të re.

ShowBiz

11/06/2021 19:01

Remzie dhe Nexhat Osmani sapo kanë publikuar projektin e tyre më të ri me titull “Ditari”, shkruan lajmi.net.

Kënga në fjalë erdhi e vizualizuar edhe me klip, në të cilin mori vëmendje Remzia me dukjen elegante në të gjitha skenat e klipit.

Videoklipi i “Ditarit” është punuar nga FullMoon Production, muzikën e bëri Marsel Gunga dhe 2Step, ndërsa për tekstin u kujdes 2Step.

Vëlla e motër erdhën me një këngë ritmike, pak kohë para se të rikthehen me koncerte e mbrëmje muzikore.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën “Ditari”, kënduar nga Remzie dhe Nexhat Osmani. /Lajmi.net/

YouTube player