Remi këmbëngul: Gjykata Speciale duhet të ndodhë

Ish komandanti i UÇK-së për Zonën e Llapit dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Rrustem Mustafa në një postim të tij në Facebook është shprehur i zhgënjyer me mos votimin e amendamentit kushtetues që i hapë rrugë Gjykatës Speciale.

Lajme

26/06/2015 22:04

Sipas Mustafës burrështetasit dhe paria, duhet të lëvizin çdo gurë për të bindur deputetët e Parlamentit të Kosovës që dështimi për t’i hapur rrugë Gjykatës Speciale, nuk ishte triumf i opozitës por një grusht ardhmërisë së Kosovës.
Postimi i Mustafës në Facebook:

Sot në Parlamentin e Kosovës ndodhën tri gjëra:

1. U dëshmua demokracia në votim,

2. Burrështetas e pari, dështuan të unifikojnë qëndrimet e bashkëpartiakëve të tyre, dhe

3. Kosovës iu rëndua pozita në arenën ndërkombëtare.

Dështimi për të amandamentuar kushtetutën dhe për t’i hapur rrugë Gjykatës Speciale- konform kërkesave dhe sugjerimeve të miqve tonë, duhet të pa si gabime. Burrështetasit dhe paria jonë, duhet të lëvizin çdo gurë për të bindur deputetët e Parlamentit të Kosovës që dështimi për t’i hapur rrugë Gjykatës Speciale, nuk ishte triumf i opozitës por një grusht ardhmërisë së Kosovës.
Ne të gjithë jemi dëshmitarë dhe duhet pranuar që nuk kemi arritur të funksionalizojmë një gjykatë themelore, e lëre më të pretendojmë të menaxhojmë një gjykatë që synon të trajtojë akuza të natyrës së krimeve të renda.

Të gjitha dyshimet mbi kohët e luftës do mbyllen shpejt dhe mbarê.. Më shumë gjykata do ketë punë me vepra të dobëta kriminale, dhe ato që lidhen me krime ekonomike qe kanë ndal zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit…

Unë besoj në rrugën që kemi para nesh, se do ta rritim lirinë dhe do të dalim faqebardhë!

Ne duhet te sjellim amendamentet prape ne para deputeteve.

Gjykata Speciale duhet të ndodhë.

Tek e fundit nuk kemi nevojë të na disiplinojnë të tjerët.