Reinsallu: Rajoni stabil është interes i Evropës

15:44 | 18 Maj 2019

Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet i orientuar drejt ardhmërisë dhe i cili paraqet shembull pozitiv për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës, është porosia e ministrit të Punëve të Jashtme të Estonisë, Urmas Reinsallu, që dje ia transmetoi ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, i cili merr pjesë në konferencën e sivjetshme Lenart Meri në Talin.

Si arritje historike, Reinsallu e ka cekur zgjidhjen e përbashkët të Maqedonisë së Veriut me Greqinë, për të cilën, siç thotë, kjo nuk do të ishte e mundur pa karakter të vërtetë shtetëror të orientuar drejt ardhmërisë.

Reinsallu ministrin Dimitrov e porositi se Estonia i përkrah aspiratat e Maqedonisë së Veriut që të fillojë negociata për qasje me BE-në këtë vit në qershor dhe se duhet të vazhdojmë me reformat.

Ai ka potencuar se rajon stabil i Ballkanit Perëndimor që angazhohet për vlera të përbashkëta është në interes të sigurisë së tërë Evropës.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitrov, në takimin me kolegun estonez, tha se vendi i ynë është rrëfim i radhë i suksesshëm, i cili duhet të njihet dhe përforcohet përmes hapjes së negociatave aderuese me BE-në.

“Kjo do të jetë motiv i fuqishëm për ne dhe sinjal i qartë për tërë rajonin”, tha Dimitrov në takimin.

Ministrat e punëve të jashtme, kanë biseduar për raportin e Estonisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë edhe mundësitë për bashkëpunim më të afërt në sferat e e-teknologjisë dhe biznesit.

Ministri Dimitrov në kuadër të aktiviteteve të djeshme nga takimi punues në Talin, është pritur edhe nga kryeministri i Estonisë, Juri Ritas, ku, siç kumtoi MPJ-ja, kanë biseduar për çështje të lidhura me integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, procesin e përmbylljes së procedurës për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO dhe potencialin për pasurimin e bashkëpunimit dypalësh.

Gjatë ditës së sotme shefi i diplomacisë Dimitrov do të merr pjesë në panelin “Nëse të vegjlit do të mbijetojnë?: Ballkani dhe rrymat e interesave strategjike”, ndërsa janë paraparë edhe disa takime bilaterale në margjinat e konferencës.