Regjisori ‘Mad Max’, kryeson jurinë në festivalin e Kanës
Regjisori australian George Miller do të jetë kryesues i jurisë në Festivalin e Filmit në Kanë, që këtë vit shënon edicionin e 69-të, që do të nis më 11 dhe do të zgjasë deri më 22 maj.

ShowBiz
Për herë të parë, në jurinë e festivalit të filmit në Kanë do të jetë kryetar jurie një regjisor australian.
Regjisori Miller është i njohur për suksesin e tij në kinematografi botërore, duke përfshirë filmat e tij si: ‘Mad Max’, ‘The Chain Reaction’, ‘Mad Max 2’, ‘Twilight Zone: The Movie’, ku për filmat e tij është vlerësuar dhe nominuar deri te çmimet më prestigjioze të filmit.