Refuzoi urdhërin e policit dhe e kanosi me fjalë të ndryshme – Dërgohet në mbajtje i dyshuari në Landovicë të Prizrenit

Një sulm ndaj personit zyrtar ka ndodhur dje rreth orës 19:35 në Prizren. I dyshuari ka refuzuar urdhrin e zyrtarit policor dhe e ka kanosur me fjalë të ndryshme atë, shkruan lajmi.net. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Landovicë, Prizren 08.11.2026, 19:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi…

Lajme

09/11/2026 10:06

Një sulm ndaj personit zyrtar ka ndodhur dje rreth orës 19:35 në Prizren.

I dyshuari ka refuzuar urdhrin e zyrtarit policor dhe e ka kanosur me fjalë të ndryshme atë, shkruan lajmi.net.

I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Landovicë, Prizren 08.11.2026, 19:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte refuzuar urdhrin e zyrtarit policor dhe e kishte kanosur me fjalë të ndryshme. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/