Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Refuzoi të vendoste maskë mbrojtëse, i riu qëllon me kallashnikov ndaj policisë

22:55 | 4 Gusht 2020

Një 35-vjeçar në SHBA nuk i ka duruar dot këshillat e dhëna për maskën mbrojtëse, kështu që ka marrë një AK-47 në dorë dhe me të ka qëlluar drejt policisë.

Raportohet se punonjësi i një dyqani cigaresh, i ka thënë Adam Zaborowski se duhet të ketë me vete maskë që të hyjë në godinë. Por burri ka refuzuar, ka dalë nga dyqani pa paguar paketën e cigares dhe ka nisur të qëlloj në ajër me armë.

Ndërkohë një ditë pas incidentit, Zaborowski dyshohet se ka qëlluar me AK-47 kundër shtatë oficerëve të policisë, të cilët kishin rrethuar shtëpinë e tij për ta arrestuar. Efektivët kishin një urdhër për arrestimin e 35-vjeçarit, pasi ai akuzohej për vrasje të mbetur në tentativë, raporton TCh.

Sipas raportimeve policët kanë arritur ta neutralizojnë burrin duke e qëlluar dy herë, por pa i marrë jetën.