Refuzohet kërkesa e FSHF-së për inkuadrimin e tifozëve në ndeshjen me Anglinë

Është refuzuar kërkesa e Federatës Shqiptare të Futbollit lidhur me inkuadrimin e tifozëve në stadiumin “Air Albania” kundër Anglisë.

Sport

19/03/2021 17:11

Shqipëria do luajë me Anglinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, Katar 2022, transmeton lajmi.net.

Në ndeshjen kur Anglia do vizitojë Shqipërinë, FSHF kishte bërë kërkesë që të lejohen tifozët në stadiumin “Air Albania”.

Ndeshja do të zhvillohet pa praninë e tifozëve edhe pse FSHF kishte kërkuar të kundërtën.

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka refuzuar kategorikisht kërkesën e FSHF-së.

“Zhvillimi i këtij aktiviteti sportiv me pjesëmarrje të tifozëve konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e virusit COVID-19, kjo për shkak se shoqërohet me grumbullime të mëdha njerëzish”, u than ë deklaratë.

“Duke parë situatën epidemiologjike, në kushtet e numrit të lartë të rasteve të reja të infektimeve me COVID-19 në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk e miraton kërkesën tuaj”, thuhej në njofrimin e Ministrisë së Shëndetësisë.