Refugjate e luftës, kosovarja Atdhetare Hoxha martohet me yllin anglez të ragbit

Gruaja e yllit anglez të ragbit, George Ford, Atdhetare Hoxha, iku nga lufta dhe mbërriti në Britaninë e Madhe në moshë të vogël si refugjate, por tani po jeton ëndrrën e saj. George Ford shënoi 27 pikë për të drejtuar Anglinë drejt një fitoreje madhështore të Kupës së Botës ndaj Argjentinës, pasi ata u reduktuan…

Sport

19/09/2023 16:56

Gruaja e yllit anglez të ragbit, George Ford, Atdhetare Hoxha, iku nga lufta dhe mbërriti në Britaninë e Madhe në moshë të vogël si refugjate, por tani po jeton ëndrrën e saj.

George Ford shënoi 27 pikë për të drejtuar Anglinë drejt një fitoreje madhështore të Kupës së Botës ndaj Argjentinës, pasi ata u reduktuan në 14 lojtarë pas tre minutash.

Ford i dha fund beqarisë në tetor të vitit 2022, me të fejuarën nga Kosova, Atdhetare Hoxha, e cila është specialiste e hotelerisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by George Ford (@george_fordy)

Ajo mbërriti për herë të parë në Britani në vitin 1999 pasi kishte ikur nga lufta në Kosovë në moshën katërvjeçare.

Duke ëndërruar të kishte restorantin e saj, zonja Hoxha vazhdoi ta arrijë këtë qëllim, duke e hapur “Sorella”, një restorant italian që ajo zotëron në qytetin e saj, Saddleworth, Greater Manchester, shkruan Telegrafi.

“Kam ardhur këtu si refugjate katërvjeçare gjatë Luftës së Kosovës”, tha fillimisht Atdhetarja.

“Kemi pasur një jetë të mrekullueshme në shtëpi. Ne kishim biznese familjare, por na i morrëm sa hap e mbyll sytë”.

“Babai im filloi të punojë në kuzhinë për të përmirësuar anglishten e tij. Gjithmonë ka punuar në restorante, nga i vjen pasioni. Kur erdhëm këtu, nuk kishim asgjë”, përfundoi ajo.