Reflektimi i regjistrimit – Bie popullsia, pakësohen asamblistët në disa komuna të Kosovës

Përveç ndryshimit në udhëheqësi, zgjedhjet lokale sivjet do të kenë edhe një risi. Në 17 nga 38 komuna do të ketë ndryshim të numrit të asamblistëve. 15 prej tyre do kenë nga 4 këshilltarë komunalë më pak, pasi u kanë rënë numri i popullsisë në regjistrimin e 2024-ës. Mitrovica, Vushtrria, Suhareka janë në mesin e…

Lajme

31/03/2025 08:00

Përveç ndryshimit në udhëheqësi, zgjedhjet lokale sivjet do të kenë edhe një risi.

Në 17 nga 38 komuna do të ketë ndryshim të numrit të asamblistëve.

15 prej tyre do kenë nga 4 këshilltarë komunalë më pak, pasi u kanë rënë numri i popullsisë në regjistrimin e 2024-ës.

Mitrovica, Vushtrria, Suhareka janë në mesin e qyteteve që do pësojnë.

E nga katër anëtarë më shumë do kenë Fushë Kosova e Shtërpca që u rritën me banorë.

Shtëpia e Komunave është në dijeni për ndryshimet, të cilat thonë se u bien barrë edhe sipas normave juridike.

Por, për ish-drejtorin ligjor në Ministrinë e Pushtetit Lokal, numri i asamblistëve nuk duhet prekur derisa ekziston hendeku mes numrit të popullsisë me atë të votuesve.

Të dhënat për ndryshimet i publikoi Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale, e veç këshilltarëve, komunat mund të pësojnë edhe me reduktim të administrative lokale.