Reece James do të humbasë Kupën e Botës
Mbrojtësi i Chelseat, Reece James nuk do jetë me Anglinë për Kupën e Botës. Reece James do të përjashtohet nga skuadra e Anglisë për Kupën e Botës pasi Chelsea konfirmoi se mbrojtësi i djathtë pritet të mungojë për tetë javë për shkak të një lëndimi në gju. 22-vjeçari pësoi lëndim në fund të pjesës së…
Sport
Mbrojtësi i Chelseat, Reece James nuk do jetë me Anglinë për Kupën e Botës.
Reece James do të përjashtohet nga skuadra e Anglisë për Kupën e Botës pasi Chelsea konfirmoi se mbrojtësi i djathtë pritet të mungojë për tetë javë për shkak të një lëndimi në gju.
22-vjeçari pësoi lëndim në fund të pjesës së dytë të fitores 2-0 të së martës kundër Milan në Ligën e Kampionëve dhe u tërhoq pas trajtimit mjekësor në fushë.
Chelsea ka konfirmuar se Reece James do të mungojë tetë javë pas lëndimit të gjurit të pësuar kundër kampionit italian.
Deklarata e Chelsea për lëndimin e anglezit:
“Pas lëndimit të gjurit, Reece James vizitoi një specialist këtë fundjavë.
Pas konsultimit, Reece tani do t’i nënshtrohet një programi rehabilitimi dhe pritet të jetë jashtë për tetë javë”.
Rikujtojmë që Kupa e Botës fillon më 20 nëntor dhe përfundon më 18 dhjetor./Lajmi.net/