Reciprociteti i Kosovës për dokumentet e udhëtimit, “tërbohen” mediat serbe
Policia e Kosovës ka njoftuar gjatë ditës së sotme se është plotësisht e gatshme për implementimin e vendimit të qeverisë së Kosovës që vendos reciprocitet për çështjen e dokumenteve të udhëtimit. Kjo është bërë me anë të një komunikate për media të policisë së Kosovës, të cilët gjithashtu kanë treguar edhe mënyrat se si do…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar gjatë ditës së sotme se është plotësisht e gatshme për implementimin e vendimit të qeverisë së Kosovës që vendos reciprocitet për çështjen e dokumenteve të udhëtimit.
Kjo është bërë me anë të një komunikate për media të policisë së Kosovës, të cilët gjithashtu kanë treguar edhe mënyrat se si do të bëhet pajisja me dokumente të udhëtimit, shkruan lajmi.net.

Policia e Kosovës është gati të zbatojë reciprocitetin me Serbinë për dokumente të udhëtimit
Policia e Kosovës është shprehur e gatshme për pajisje të qytetarëve me dokumentin për hyrje/dalje në Kosovë sipas vendimit të qeverisë së Kosovës për kalimin kufitar me dokment të identifikimit personal. Kështu është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate për media të policisë së Kosovës,në të cilën…
lajmi.net
Ky lajm ka bërë bujë të madhe në mediat serbe, të cilat nuk e kanë pritur aspak mirë.
Media të njohura në Serbi si “Blic.rs” e “B92” kanë raportuar lidhur me këtë çështje, duke “u habitur” me vendimin e qeverisë së Kosovës.