Recetë gjermane: Pije natyrale që rrit imunitetin

Nëse e keni imunitetin e dobësuar, provoni që të pini këtë pije për forcimin e tij, që bëhet lehtë dhe jep rezultate shumë të efektshme.

Lifestyle

21/02/2017 17:05

Merrni katër limonë, lajini me lëvore dhe pastaj i preni në copa.

Pastaj shtoni katër thelba të copëtuar të hudhrës dhe një copë rrënjë xhenxhefili, dhe të gjitha së bashku i grini në një aparat elektrik për grirje.

Masën e përzier e nxeni në një tenxhere pasi të keni shtuar ujë të mjaftueshëm, dy deri në tri litra.

Kur masa të vlojë, lëreni që të ftohet, pastaj kullojeni dhe vendoseni në frigorifer.

Çdo mëngjes në një stomak bosh dhe dy orë para gjumit pini dy decilitra të kësaj pije.

Para përdorimit, shkundeni që xhenxhefil mos të mbetet në fund dhe mos u shqetësoni për shijen e hudhrës, sepse do të zhduket në frigorifer.