Receta për versionin e shpejtë të ëmbëlsirës së preferuar!

Kjo ëmbëlsirë për shumicën është e preferuar, mirëpo përgatitja e saj kërkon kohë.

Lifestyle

28/10/2018 18:26

Prandaj po ju sjellin tani recetën për ëmbëlsirën e katrorëve të kokosit, e cila i ka të gjitha shijet e origjinalit të preferuar, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 1 paketë biskota,
– 100 g çokollatë të zezë,
– 2 dl qumësht,
– 2 dl ajkë të ëmbël,
– 250 g kokos.

Përgatitja:

Thyeni çokollatën në katrorë dhe qiteni në një enë të thellë.

Shtoni qumështin dhe ajkën e ëmbël, dhe që të gjitha ngrohni në zjarr të lehtë duke i përzier vazhdimisht derisa të homogjenizohen të gjithë përbërësit.

Lini të ftohen.

Biskotat njomni në krem dhe pastaj në kokos.

Përsëriteni këtë procedurë derisa të shpenzoni të gjitha biskotat.