Receta ideale natyrale për pastrimin dhe shkëlqimin e fytyrës

Kafja dhe kakaoja pluhur janë burime të pasura antioksidantësh dhe zvogëlojnë fryrjet në gjithë fytyrën.

Lifestyle

07/04/2019 23:27

Kokrrat e bluara të kafes gjithashtu janë një eksfoliant i shkëlqyer dhe ndihmojnë për të larguar qelizat pa jetë, ndërkohë që tkurrin poret dhe largojnë yndyrën e tepërt.

Kjo recetë kërkon edhe qumësht dhe mjaltë, të cilët, i kthejnë lagështinë fytyrës. Maska aplikohet kryesisht kur lëkura ka humbur freskinë dhe shkëlqimin.

Për të përgatitur maskën ju duhen:

2 lugë gjelle kafe e bluar (ose llumin e kafes turke)

2 lugë gjelle pluhur kakao

1 lugë gjelle mjaltë

2 lugë gjelle qumësht i paskremuar. Mund ta zëvendësoni dhe me ujë ose qumësht bajameje nëse dëshironi

Përgatitja

Përzieni të gjithë përbërësit në një enë të vogël me një lugë derisa të krijojnë një masë. Aplikoje në fytyrë duke e mesazhuar atë. Lëre për 15-20 minuta. Shpëlaje me ujë të ngrohtë!

Receta është botuar nga nutricionistja Emily Jensen, në blogun e saj. /Gazeta Express/