Receta e shpikësit rus për përmirësimin e shikimit, habit edhe mjekët

Shumë njerëz në botë kanë probleme me shikim dhe shumica janë të detyruar që të bartin syze.

Lifestyle

12/06/2019 16:17

Megjithatë, syzet ju ndihmojnë që të shikoni më mirë, por nuk është se përmisojnë shikimin. Përmisimi i shikimi mund të trajtohet edhe me kurë natyrale, sikurse është kura e shpikësit rus, Vladimir Petrovich Filatov, transmeton Gazeta Express.

Kura e tij ka habitur mjekët dhe për këtë nevojiten aloe vera, bajame, mjaltë dhe limon.

Ja sa lehtë është përgatitja e saj:

-100gr lëng aloe vera

-300 gr mjaltë

-500 gr bajame të grimcuara

-3-5 pika lëng limoni

Përgatitja:

Pastroni mirë aleo veren dhe nxirrni lëngun me kujdes. Të gjithë përbërësit i vendosni në blender dhe përzieni deri sa të marrin formë homogjene.

Konsumoni një lugë gjelle 3 herë në ditë 30 minuta para vakteve. Rezultatin do ta vëreni shumë shpejt.

Shënim: shmangni këtë recetë nëse vuani nga sëmundjet renale acute, çrregullime gastrointestinale, proceset inflamatore të organeve gjenitale femërore, sëmundjet kardiovaskulare, tuberkulozi dhe hemorroidet.

YouTube player