Gjatë homazheve në Reçak, i moshuari kritikon Osmanin e Bashën dhe mbështet Kurtin: Unë qita pe njoh prej ’98, ju të tjerët vetëm folni s’keni qenë këtu
Gjatë homazheve të zhvilluara sot në Reçak për nder të 27-vjetorit të masakrës, një qytetar i moshuar ka kritikuar kryeministren Vjosa Osmani dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha, duke u shprehur se ata flasin pa njohuri për ngjarjet e vitit 1999. “I moshuari tha për Kurtin: “Une qita pe njoh në 98, e kom pa…
Lajme
Gjatë homazheve të zhvilluara sot në Reçak për nder të 27-vjetorit të masakrës, një qytetar i moshuar ka kritikuar kryeministren Vjosa Osmani dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha, duke u shprehur se ata flasin pa njohuri për ngjarjet e vitit 1999.
“I moshuari tha për Kurtin: “Une qita pe njoh në 98, e kom pa i ka pas flokt deri ksi reni ju veç po folni ktu si keni pa çka janë kanë ata, ku është Reçaku sot so kërkun Reçaku, raporton lajmi.net.
Ndërsa qytetari kritikoi Osmanin dhe Bashën, ai shprehu përkrahje dhe respekt për kryeministrin Albin Kurti, duke i dhënë krahun në shenjë mbështetjeje gjatë homazheve.
Teksa masakra e Reçakut mbetet një nga ngjarjet më tragjike të luftës në Kosovë, ku më 15 janar 1999, 45 civilë shqiptarë u vranë nga forcat serbe, duke tronditur opinionin ndërkombëtar dhe shënuar një moment vendimtar në rrugën drejt çlirimit të Kosovës. /Lajmi.net/
Për më shumë ndiqni videon: