Realizohen vizita shëndetësore në shkollat në Gjilan, Hyseni: 368 nxënës kanë deformime të shtyllës kurrizore

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka njoftuar se janë realizuar vizita sistematike shëndetësore në shkollat në Gjilan. Statistikat të cilat i ka dhënë ai, janë shqetësuese. Hyseni ka shkruar se nga 9430 nxënës të klasave 1-9, 1012 nxënës kanë probleme me të pamurit ndërsa 368 prej prej tyre kanë deformime të shtyllës kurrizore.…

Lajme

03/10/2024 13:08

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka njoftuar se janë realizuar vizita sistematike shëndetësore në shkollat në Gjilan.

Statistikat të cilat i ka dhënë ai, janë shqetësuese.
Hyseni ka shkruar se nga 9430 nxënës të klasave 1-9, 1012 nxënës kanë probleme me të pamurit ndërsa 368 prej prej tyre kanë deformime të shtyllës kurrizore.
“9430 nxënës të klasave 1 deri në 9 (ose 92.47% e nxënësve) i janë nënshtruar kontrolleve sistematike shëndetësore, të cilat përfshijnë gjithsej 44 parametra. 👩🏼‍⚕️🧑🏻‍⚕️📈 Sipas rezultateve, rreth 10.73% ose 1012 nxënës kanë probleme me të pamurit, ndërsa 3.90% ose 368 nxënës kanë deformime të shtyllës kurrizore. Jemi pranë nxënësve dhe prindërve në çdo sfidë me të cilën përballemi”, ka shkruar Hyseni. /Lajmi.net/