Reali, sfidë tjetër

Sulmuesi i Juventusit, Fabio Quagliarella ka deklaruar se dueli i radhës kundër Real Madridit në kuadër të xhiros së tretë në Grupin B në Ligën e Kampionëve, është ballafaqim më ndryshe nga të tjerët. Bianconerët kanë grumbulluar vetëm dy pikë nga dy takimet e para duke barazuar me Copenhagenin dhe Galatasarayn. Por, sulmuesi pranon se…

Sport

05/10/2013 21:00

Sulmuesi i Juventusit, Fabio Quagliarella ka deklaruar se dueli i radhës kundër Real Madridit në kuadër të xhiros së tretë në Grupin B në Ligën e Kampionëve, është ballafaqim më ndryshe nga të tjerët.

Bianconerët kanë grumbulluar vetëm dy pikë nga dy takimet e para duke barazuar me Copenhagenin dhe Galatasarayn. Por, sulmuesi pranon se mezi pret përballjen me gjigantin spanjoll.

“Do të jetë një sfidë më ndryshe kundër Real Madridit. Është takim krejt tjetër nga ata që kemi zhvilluar deri më tani”, deklaroi Quagliarella për të përditshmen sportive italiane Corriere dello Sport.

“Vërtetë shpresoj të luaj. Favoritët? Duhet të them Bayern Munich por është e mundur që të ketë befasi me vazhdimin e garës, përfshirë ne”, përfundoi ai.