Reali s’është rival i Barçës për titull

Atletico Madridi është rivali kryesor i Barcelonës për titull të kampionit në La Liga. Për këtë është i bindur presidenti i gjigantit katalunas, Josep Bartomeu.

Sport

25/08/2014 13:25

Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu ndien se Atletico Madrid do ta demonstrojë se do të jetë rivali më i madh i gjigantit katalunas në luftën për titullin e kampionit në La Liga, dhe jo rivali i përhershëm, Real Madrid.

Atletico e mbylli sezonin 2013/14 në pozitën e parë, duke e fituar titullin e parë të kampionit që nga viti 1996, ndërsa Bartomeu thotë se Diego Simeone dhe djelmoshat e tij meritojnë respekt të madh në sezonin që filloi në fundjavë.

“Kemi disa rivalë në ligë, por posaçërisht Atletico Madrid, kampion aktual”, deklaroi Bartomeu për uebfaqen zyrtare të klubit.

“Ata do të jenë kundërshtar i fortë edhe një herë dhe e meritojnë tërë respektin tonë”, vazhdoi ai.