​Reali pëson në minutën e parë, por fiton bindshëm

Futbollistët e Real Madridit kanë marrë kreun e tabelës pas kthesës ndaj Las Palmas në “Bernabeu” sonte me rezultat 4:1, në kuadër të xhiros së 20-të të La Ligës spanjolle. Mysafirët shënuan në minutën e parë me golin e Fabio Silva, duke shokuar kështu ekipin mbretëror. Francezi Kylian Mbappe barazoi shifrat në minutën e 18-të…

Sport

19/01/2025 19:53

Futbollistët e Real Madridit kanë marrë kreun e tabelës pas kthesës ndaj Las Palmas në “Bernabeu” sonte me rezultat 4:1, në kuadër të xhiros së 20-të të La Ligës spanjolle.

Mysafirët shënuan në minutën e parë me golin e Fabio Silva, duke shokuar kështu ekipin mbretëror.

Francezi Kylian Mbappe barazoi shifrat në minutën e 18-të me golin e shënuar nga penalltia, ndërsa Brahim Diaz solli klubin mbretëror për herë të parë në epërsi me golin e shënuar në minutën e 33-të. Vetëm tre minuta më vonë mbrojtja mysafire u shpartallua serish me golin e dytë të yllit francez.

Epilogun e ndeshjen prej 4:1 për skuadrën tashmë lidere të tabelës e shënoi Rodrygo në minutën e 57-të.

Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme Celta Vigo pësoi para shikuesve të vet nga Atheltic Club me rezultat 1:2.

Sonte luajnë edhe Osasuna-Rayo Vallecano dhe Valencia-Real Sociedad. Nesër zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros 20 ndërmjet Villarreal e Mallorca e Vedat Muriqit.

Real Madrid prin me 46 pikë, pasojnë Atletico Madrid 44, Barcelona 39, Athletic Club 39, Villarreal 30, Mallorca 30. Valencia renditet e fundit në tabelë me vetëm 12 pikë.