Reali mposht Al Hilal, ‘Mbretërit’ shpallen kampion bote

Real Madridi shpallen kampion bote për herë të pestë në histori. Pas 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Moulay Abdallah” të Rabatit, Reali fitoi 5:3 ndaj Al Hilal, transmeton lajmi.net. Kjo është hera e pestë që ‘Mbretërit’ kurorëzohen kampion të botës. Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi ylli brazilian, Vinicius Junior, i cili kaloi…

Sport

11/02/2023 21:57

Real Madridi shpallen kampion bote për herë të pestë në histori.

Pas 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Moulay Abdallah” të Rabatit, Reali fitoi 5:3 ndaj Al Hilal, transmeton lajmi.net.

Kjo është hera e pestë që ‘Mbretërit’ kurorëzohen kampion të botës.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi ylli brazilian, Vinicius Junior, i cili kaloi madrilenët në epërsi në minutën e 13’ të ndeshjes.

Ndërkaq, epërsinë e Realit në 2:0 e thelloi mesfushori Federico Valverde pasi shënoi supergol në minutën e 18’ të ndeshjes.

Por, Al Hilal u kundërpërgjigj, duke e ngushtuar epërsinë e kampionit evropian në 2:1 përmes golit të Moussa Maregas në minutën e 26’ të ndeshjes.

Goli i Maregas rezultoi të ishte i fundit për këtë pjesë të parë.

Pjesa e parë, 2:1 në favor të Real Madridit.

45 minutat e dytë nisën më mirë sërish për ‘Los Blancos’, duke shënuar edhe tri herë të tjera.

Në minutën e 54′ shënoi lojtari më i mirë në botë, Karim Benzema për rezultatin 3:1.

Po rridhte minuta e 58′ kur klubi mbretëror tundën rrjetën përsëri.

Ishte edhe njëherë Valverde që shënoi golin e katërt për Realin dhe të dytin personal.

Në minutën e 64′ ishte Vietto ai që shënoi golin e dytë të skuadrës saudite.

Reali nuk u ndalën me aq sepse shënuan edhe golin e pestë.

Në minutën e 69′ Vini Jr realizoi një gol të bukur.

Vietto tundi për herë të tretë portën e Madridit, pasi shënoi golin për 5:3 në minutën e 79′./Lajmi.net/