Reali kërkon Rodriguezin

James Rodriguez është deri më tani futbollisti më i mirë i Kampionatit botëror. Ylli kolumbian me paraqitjet e tij fantastike ka zgjuar interesim nga klubet të mëdha. Real Madrid e do në Santiago Bernabeu.

Sport

30/06/2014 10:34

Manchester United spekulohet se është i interesuar për transferimin e yllit të Monacos, Jackson Rodriguez, mirëpo futbollisti më i dalluar deri më tani në Kampionatin botëror në Brazil është më afër kalimit në Real Madrid, raporton “The Guardian”.

Së fundmi, Rodriguez tha për një radiostacion spanjoll: “Ëndërroj të luaj në Spanjë. Preferoj Real Madridin”.

Dhe, ish mbrojtësi i Real Madridit, Roberto Carlos nuk sheh arsye pse marrëveshja të mos arrihet gjatë këtij afati kalimtar të verës.

“Rodriguez është shumë i mirë”, deklaroi braziliani.

“Ai është në Monaco, që është një skuadër e mirë, një prej më të mirave në Francë, por nëse ne bisedojmë me Florentinon, kush e di se qka mund të ndodh. Florentino mund të bëjë gjithçka që i pëlqen”, shtoi ai.

Një tjetër përforcim i ngjashëm me Gareth Bale?