Reali ka një lajm të keq për Ronaldon

Real Madrid nuk është i interesuar që të fillojë bisedimet me Cristiano Ronaldon për vazhdimin e kontratës së tij.

Sport

15/10/2015 10:31

Real Madrid nuk planifikon të fillojë bisedimet me Cristiano Ronaldon për vazhdimin e kontratës së tij.

Reprezentuesi portugez ka konfirmuar dëshirën e tij për të mbetur në Santiago Bernabeu. Madje, ai ka thënë se planifikon të pensionohet në Madrid.

Por, “Goal.com”, ka bërë të ditur se drejtuesit e klubit nuk janë të interesuar që tani të gillojnë negociatat për vazhdimin e kontratës së tij.

Ronaldo ka marrëveshje me Realin deri në vitin 2018.