Reali fiton me Pepen

Real Madrid e shfrytëzoi barazimin e liderëve Atletico Madrid dhe Barcelona duke fituar në udhëtim te Espanyol me rezultat minimal 1:0 dhe u afrua në tri pikë nga kreu i tabelës në La Ligë. Los Blancos dolën fitues kundër skuadrës katalane, në një ballafaqim që doli të jetë shumë më i vështirë se sa pritej…

Sport

12/01/2014 19:52

Real Madrid e shfrytëzoi barazimin e liderëve Atletico Madrid dhe Barcelona duke fituar në udhëtim te Espanyol me rezultat minimal 1:0 dhe u afrua në tri pikë nga kreu i tabelës në La Ligë.

Los Blancos dolën fitues kundër skuadrës katalane, në një ballafaqim që doli të jetë shumë më i vështirë se sa pritej për ekipin e trajnerit italian Carlo Ancelotti.

Reali e nisi ndeshjen me treshen sulmuese Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Karim Benzema.

Por, pjesa e parë nuk solli gola ndërsa pas intervalit hero për mysafirët u bë qendërmbrojtësi Pepe i cili realizoi me kokë pas 55 minutash lojë, pas një harkimi nga goditja e lirë e ekzekutuar nga mesfushori kroat Luka Modriç.

Bale bëri një paraqitje dëshpëruese dhe u zëvendësua në minutën e 76’të nga i riu Jese Rodriguez. Ronaldo pati disa mundësi për të shtuar avantazhin e Realit por iu mohua goli nga portieri i Espanyolit, Kiko Casilla.

Reali fitoi dhe tani ka 47 pikë, tri më pak se liderët Barcelona dhe Atletico Madrid.