Reali e dëshiron largimin, Bale e dëshiron qëndrimin

Gareth Bale nuk u mërzit në ndeshjen e fundit në Bernabeu për këtë sezon të dielën, sepse 'ai nuk ka plane për t'u larguar nga Real Madrid këtë verë', sipas raporteve në Spanjë.

Sport

21/05/2019 15:49

Uellsiani u la në stol në ndeshjen finale të Realit, të cilin shumë njerëz besonin se mund të ishte paraqitja e tij e fundit për gjigandët spanjollë.

Zinedine Zidane refuzoi ta sillte në fushë atë gjatë humbjes 2-0 nga Real Betis dhe anësori iku drejt e në tunel në vend që të falenderonte tifozët për mbështetjen e tyre, transmeton lajmi.net.

Bale është lidhur me një largim nga Spanja, por ai heziton të largohet dhe do të preferonte t’i shfrytëzonte tre vitet e mbetura në kontratën e tij.

Sipas Marca, Bale ‘nuk i ka thënë lamtumirë askujt; as shokëve të ekipit, as stafit, as tifozëve, sepse ai nuk ka plane për t’u larguar”.

29-vjeçari nuk mund t’i kontrolloj më veprimet e tij, sidomos pasi Zidane nuk e futi në lojë në ndeshjen e fundit. Tani ai po mundohet të luajë ‘lojën’ e vet. /Lajmi.net/