‘Reali do të vazhdojë të thyejë rekorde’

Trajneri i San Lorenzos, Edgardo Bauza ka thënë se skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti, Real Madridi, do të vazhdojë të thyejë rekorde të shumta edhe në të ardhmen.

Sport

21/12/2014 13:58

Real Madridi nuk do të ndalet me kaq, pasi do të vazhdojë me rekorde të tjera, gjithnjë sipas trajneri të San Lorenzos, Edgardo Bauza.

“Unë mendoj se ky Madrid, ka arritur një balancë që është vështirë për tu arritur në futboll. Këtë gjë ia kam thënë edhe Ancelotti kur e kam uruar për fitoren”.

“Në sulm janë tmerrësisht të frikshëm individualisht, si shumë pak skuadra në botë. Unë i kam thënë Ancelottit se kjo është një arritje e tij”, tha Bauza në konferencë për shtyp.

“Ata janë shumë të rrezikshëm dhe do të vazhdojnë të thyejnë shumë rekorde. Nuk kam dyshim për këtë gjë”, përfundoi trajneri i San Lorenzos.