Reali do të refuzojë secilën ofertë të Man City për Varane

Real Madrid nuk e ka ndërmend të heq dorë nga mbrojtësi Rapahel Varane.

Sport

04/04/2020 08:13

‘Los Blancos’ janë të gatshëm të refuzojnë secilën ofertë nga Manchester City për mbrojtësin qendror Raphael Varane, raporton Defensa Central, përcjell lajmi.net.

Manchester City janë të interesuar të sjellin një mbrojtës, pasi Pep Guardiola ka humbur besimin në Johan Stones dhe Niclas Otamendi, duke mos krijuar një partneritet të pastër pranë Aymeric Laportes në qendër të mbrojtjes.

Dhe Rapahel Varane, është në mesin e lojtarëve që po pëlqehet nga trajneri Guardiola.

Sidoqoftë, Madrid nuk e ka ndërmend të shesin mbrojtësin që në vitin 2018 fitoi Kupën e Botës me Francën./Lajmi.net/