Reali do ta thyejë rekordin
Real Madrid me fitore në duelin e sotëm kundër Schalkes, do ta thyejë rekordin e fitoreve të njëpasnjëshme në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport
Real Madrid kërkon kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por edhe një rekord të ri, në ballafaqimin me Schalken të martën në Santiago Bernabeu.
Pas fitores 2:0 në ndeshjen e parë në Gelsenkirchen, skuadra e Carlo Ancelottit është favorite për ta përfunduar punën sonte.
Në fakt, fitorja ndaj Schalkes do të jetë e 12-ta me radhë e Los Blancos, e që do të vendoste një rekord të ri në Ligën e Kampionëve.
Aktualisht, Reali e ndan rekordin e Bayern Munichun, skuadër që po ashtu kishte shënuar seri prej 11 fitoreve me radhë në garën elite të klubeve evropiane.