Reali dhe Arsenali ende luftojnë për Reus

Skuadra e Real Madridit dhe ajo e Arsenalit janë ende në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit me tipare sulmues të Borussia Dortmundit, Marco Reus.

Sport

03/09/2014 19:36

Arsenali është duke planifikuar transferimin e mesfushorit gjerman gjatë verës së ardhshme.

Klauzola e blerjes së Reus është 20 milionë funte, klauzolë kjo e cila do të jetë aktive gjatë verës së ardhshme.

Los Blancos në anën tjetër, gjithashtu janë duke punuar për të arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit në verën e ardhshme.

Reus është njëri ndër lojtarët kryesor të Dortmundit dhe ‘përgjegjës’ për arritjet e kësaj skuadra në vitet e fundit.