Reali bisedon me Batallan
Real Madrid ka filluar negociatat me River Platen rreth transferimit të portierit të talentuar, Augusto Batalla.

Sport
Real Madrid ka hapur bisedimet me River Platen rreth transferimit të portierit të talentuar, Augusto Batalla.
Gjiganti nga Santiago Bernabeu synon transferimin e 18-vjeçarit në formë huazimi deri në fund të sezonit, me opsion të blerjes së tij për 5 milionë euro në qershor, shumë e cila mund të dyfishohet varësisht nga bonuset.
Batalla është anëtar i ekipit U-20 të Argjentinës, por ende nuk ka debutuar me ekipin e parë të River Plates.
Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e Los Blancos tashmë një kohë kanë vëzhguar paraqitjet e tij.