Reali, 60 milionë euro për Falcaon
Real Madridi është duke e përgatitur një ofertë marramendëse për Radamel Falcaon. Sipas mediave të huaja, Los Blancos i kanë gati 60 milionë euro për sulmuesin kolumbian të Monacos.
Sport
Real Madridi do t’i përfitojë 70 milionë euro nga shitja e Angel Di Marias në Manchester United.
Por, Los Blancos po mendojnë t’i shpenzojnë menjëherë pjesën dërrmuese të tyre.
Sipas ‘Le10Sport’, Merengues i kanë bërë gati 60 milionë euro, vetëm për ta bindur Monacon që t’ia lëshojë sulmuesin kolumbian, Radamel Falcao.
Një shifër kjo që mund ta bind Monacon, e që do t’ia sillte një super sulmues Carlo Ancelottit, duke i bërë konkurrencë të fortë Karim Benzemas.
Të shohim nëse Monaco vendos ta shesë apo jo ish futbollistin e Portos e Atletico Madridit, që nuk duket i lumtur në Francë.