Real Madridi vazhdon interesimin për Kante

N’Golo Kante është në radarin e Real Madridit. Mesfushori francez ka kontratë me Chelsea deri në vitin 2023 dhe rinovimi nuk po ndodhë. Kjo situatë ka bërë që shumë klube të monitorojnë atë, në mesin e tyre edhe gjiganti spanjollë, Real Madridi. Sipas ‘Fichajes’, Real Madridi edhe një herë po mendon të bëjë një lëvizje…

Sport

30/01/2023 12:46

N’Golo Kante është në radarin e Real Madridit.

Mesfushori francez ka kontratë me Chelsea deri në vitin 2023 dhe rinovimi nuk po ndodhë.

Kjo situatë ka bërë që shumë klube të monitorojnë atë, në mesin e tyre edhe gjiganti spanjollë, Real Madridi.

Sipas ‘Fichajes’, Real Madridi edhe një herë po mendon të bëjë një lëvizje për mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante, verën e ardhshme pasi i skadon kontrata, përcjell lajmi.net.

Sipas raportit, Kante është konsideruar si tepricë nga administrata e londinezëve dhe Reali mendon se nënshkrimi i tij falas është një opsion i mirë.

Përveç francezit, ata janë duke kërkuar me ngulm edhe mesfushorin e Borussia Dortmundit, Jude Bellingham.

Mbetet të shihet nëse të dy lojtarët e lartpërmendur do kalojnë në ‘Santiago Bernabeu’, apo jo./Lajmi.net/