Real Madridi udhëton në Gjermani pa Benzeman dhe Valverden

Real Madridi do udhëtojë në Gjermani, drejt Leipzigut pa dyshen Karim Benzema dhe Federico Valverde. Nesër Reali do përballet me Leipzig në kuadër të grupeve për Ligën e Kampionëve. Skuadra madrilene ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar, ndërsa aty nuk janë dyshja Karim Benzema dhe Fede Valverde. Sulmuesi francez shfaqi shqetësime në seancën e…

Sport

24/10/2022 09:47

Real Madridi do udhëtojë në Gjermani, drejt Leipzigut pa dyshen Karim Benzema dhe Federico Valverde.

Nesër Reali do përballet me Leipzig në kuadër të grupeve për Ligën e Kampionëve.

Skuadra madrilene ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar, ndërsa aty nuk janë dyshja Karim Benzema dhe Fede Valverde.

Sulmuesi francez shfaqi shqetësime në seancën e fundit stervitore përpara ndeshjes ndaj Sevilla (takim ne të cilin nuk ishte me ekipin), kurse uruguaiani u lëndua gjatë asaj ndeshje.

‘Mbretërit’ e kanë siguruar fazën e 1/16, andaj nuk pritet të jetë problem mungesa e dy yjeve.

Më poshtë e gjeni listën e plotë të të ftuarve: