Real Madridi optimist për nënshkrimin me Mbappe

Gjiganti spanjoll, Real Madridi janë optimist për nënshkrimin me Kylian Mbappe.

Sport

15/04/2022 18:08

E ardhmja e Kylian Mbappes vazhdon të jetë e paqartë.

Francezi ka kontratë me Paris Saint Germain deri në fund të këtij sezoni dhe rinovimi ende nuk po arrihet.

Sipas ‘ESPN’, ekipi i Carlo Ancelottit janë optimist për nënshkrimin me Mbappe këtë verë, përcjell lajmi.net.

Klubi janë të vetëdijshëm se PSG do përpiqet me çdo kusht të bindë lojtarin për të vazhduar kontratën e tij.

Mbetet të shihet se a do të transferohet në ‘Santiago Bernabeu’, ylli francez apo do të qëndrojë edhe më tej në ‘Parc des Princes’./Lajmi.net/