Real Madridi interesohet për Bruno Guimaraes

Real Madrid është i interesuar për të nënshkruar për lojtarin e Newcastle, Bruno Guimaraes.

Sport

21/04/2022 14:10

“Los Blancos” po e shohin lojtarin si pjesë të revolucionit të ardhshëm të mesfushës, andaj pritet që gjatë verës të dërgojnë një ofertë drejt skuadrës angleze për lojtarin.

Gjatë këtij sezoni për “The Magpies”, Guimaraes ka shënuar tri gola dhe ka asistuar një herë në 12 ndeshje të luajtura, transmeton lajmi.net.

Pozita natyrale e futbollistit është mesfushor defanziv.

Me Casemiro, Kroos dhe Modric që tashmë i kanë shkelur të 30-tat, sjellja e lojtarëve të rinj në moshë konsiderohet mjaft e rëndësishme për madrilienët të cilët janë të interesuar të bëjnë gradualisht tranzicionin në këtë repart. /Lajmi.net/