Real Madridi heq dorë nga transferimi i David Alaba, kjo është arsyeja

Real Madridit nuk është duke i pëlqyer ideja e transferimit të yllit të Bayern Munichut, David Alaba shkaku i pagesës së lartë të lojtarit.

Sport

05/11/2020 21:29

Sipas Diario AS, reprezentuesit e austriakut e kanë ofruar lojtarin të “Mbretërit”, meqenëse kontrata momentale i skadon në verën e vitit 2021, transmeton lajmi.net.

Trajneri Zinedine Zidane është admirues i lojtarit, mirëpo nuk do arrijnë ta transferojnë shkaku i situatës financiare.

Austriaku nuk do mbetet në “Allianz Arena”, derisa top klubet evropiane kanë nisur interesimin, por Alaba preferon kalimin në La Liga.

28-vjeçari gjithashtu është ofruar edhe të Barcelona, skuadër e cila ende s’ka kthyer përgjigje sepse nuk dihet se kush do jetë presidenti i radhës dhe nëse lojtari do jetë pjesë e projektit të tij.

Alaba për gjigantin gjerman ka bërë rreth 400 paraqitje, derisa debutoi në vitin 2009./Lajmi.net/